Studentët i kthehen Ramës me këngë polifonike: Na tha qenë, na tha qorra
Transmetuar më 11-01-2019, 14:35

Një grup studentësh janë ngujuar në protestë në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, dhe bashkë me ta janë bashkuar edhe një përfaqësi e të rinjve të fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Pikërisht një përfaqësi e këtyre të fundit gjatë ngujimit-protestë kanë kënduar një këngë polifonike, duke ia drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

Më poshtë teksti dhe videon me këngën:

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,

na tha ngelësa, na tha qenë

herë pengmarrës, herë qorra,

gjë pa thënë nuk na ka lënë.

E na flet për edukatë, i gjati Kryeministër

nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapistër.

Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj

Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.

S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti

për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një. /a.y/noa.al