Transmetuar më 11-01-2019, 13:17

Aleko Petro, 53-vjeçari shqiptar i cili ndodhet në burgun e Koridhailos në Greqi, pas vrasjes së të bijës në banesën e tij në Korfuz, është rrahur në qeli.

Bazuar në atë që shkruajnë mediat e shtetit fqinj, Petro është dhunuar nga të burgosurit e tjerë, si formë ndëshkimi për krimin e kryer.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i shqiptarit, Vasilis Noulezas, duke thënë se 52-vjeçari është dërguar në spital për mjekim.

Po ashtu ai ka thënë se gjendja e tij është e rënduar, duke shfaqur frikë për jetën.

Për shkak të sulmit, Petro ka kërkuar që të transferohet në një burg tjetër.

29-vjeçarja Anxhelina Petro, u vra mbrëmjen e 2 janarit teksa kishte shkuar në shtëpinë e të atit me rastin e festave të fundvitit por edhe sepse kishte pasur ditëlindjen.

Në debat e sipër teksa e reja po komunikonte me telefon me të dashurin e saj afgan, 53-vjeçari Aleko Petro e qëlloi me një shufër hekuri duke e vrarë, ndërsa më tej e varrosi në kopshtin pas shtëpisë së tij.

Duke folur pas ngjarjes ai pohoi gjithçka, duke shprehur pendesë ndërsa kërkoi që të varet në mes të Korfuzit për tu bërë shembull, pasi vetëm kështu shpirti i së bijës do të gjejë paqe.

Krimi dyshohet se ndodhi për shkak se 53-vjeçari nuk pranonte lidhjen e të bijës me 30-vjeçarin afgan me të cilin dhe jetonte. /a.y/noa.al