Transmetuar më 11-01-2019, 11:25

Ajo ndodhet në mesin e shtatzënisë, por pavarësisht kësaj nuk i ka ndalur aktivitetet zyrtare.

E veshur me një fustan elegant të zi, bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, shfaqi barkun e rrumbullakosur.

Përmes veshjes së Meghan Markle binte në sy edhe kërthiza e dalë nga rrumbullakësia e barkut.

Pamjet që gjeni në galeri vijnë nga një vizitë e saj gjatë kësaj të enjteje në St Charles Hospital, të North Kensington, në zonën perëndimore të Londrës.

Dukesha e Sussex do të bëhet nënë për herë të parë në muajin prill, teksa gjinia e bebes nuk bëhet me dije. /a.y/noa.al