Transmetuar më 11-01-2019, 08:38

Në shumë vende të botës një femër që i afrohet moshës 50-vjeçare, thuhet se shkon drejt moshës së tretë.

Por nuk vlen kjo për këngëtaren 49-vjeçare Jennifer Lopez, e cila lë gjithmonë pa fjalë.

Ajo është fotografuar nga fotografja e modës Camilla Akrans, për revistën ‘Harper’s Bazaar’, ku shihet me bikini, teksa shfaq një trup super seks.

Në formën maksimale të saj, prej stërvitjeve të rregullta, këngëtarja flet në një intervistë të gjatë.

Në të ajo kritikon seksizmin dhe thotë, “Është e vështirë kur njerëzit vazhdojnë të të pyesin arsyen e suksesit tënd në moshën 49-vjeçare dhe e bëjnë vetëm sepse je femër. Kam punuar shumë dhe askush nuk mendonte se do arrija këtu ku jam, një këngëtare, aktore dhe stiliste”. /a.y/noa.al