Transmetuar më 10-01-2019, 18:27

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se dëbora e dendur ka shembur strehën e një karburanti, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Ai ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Bëhet e ditur se viktima ishte punonjës i karburantit, ndërsa është identifikuar vetëm me inicialet T.L.

Forca policie janë në vendin e ngjarjes. /k.k/noa.al/