Transmetuar më 10-01-2019, 18:07

Kryetari i Partisë Demokratike ka shmangur komentet rreth vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar ministrin e Jashtëm.

I pranishëm në protestën e banorëve të “Astirit”, Lulzim Basha tha se ishte aty për të mbështetur banorët, ndërsa për çëshjte të tjera do të ketë konferenca për shtyp.

Duke u ndalur te projekti i “Unazës së Madhe”, Basha solli në vëmendje faktet e publikuara nga Zëri i Amerikës për kompaninë që do të ndërtonte një pjesë të segmentit.

“Lajmi sot është ajo që ka zbuluar Zëri i Amerikës, pasi ne e kemi thënë që kjo është një aferë. Pasi këtu u nisën punimet të gjithë i quajtën shepllarë, zaptues, milionerë etj. Por opozita dhe disa gazetarë nxorën në pah të vërtetën që ky është një projekt korruptiv. Zëri i Amerikës, ka vërtetuar se jo vetëm nuk ka bërë detyrën por ka qenë pjesë e falsifikimit”, tha Basha.

Sipas tij, banorët dhe opozita do të qëndrojnë deri në fund dhe kanë për ta fituar këtë betejë. /k.k/noa.al/