Transmetuar më 10-01-2019, 17:08

Procedohet penalisht një i ri 22-vjeçar nga Berati pasi nuk kishte mbyllur ende aktivitetin e lojërave të fatit.

Ai është identifikuar vetëm me inicialet I.B, ndërsa u konstatua nga policia gjatë një kontroli.

“Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi”, sqaron policia vendore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara"

Që prej 1 janarit, me vendim qeverie, pikat e basteve dhe lojërave të fateve janë mbyllur. /k.k/noa.al/