
Kryeministrit Rama duket se nuk i del e keqja me Presidentin Meta që refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.
Deklaratat mes Metës dhe Ramës i ngjajnë një loje ping-pongu. Si fushë kanë zgjedhur rrjetet sociale, teksa kreu i qeverisë ka reaguar sërish.
“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës…Pupupu”, shkruan Rama në facebook.
Meta i dërgoi disa argumente Edi Ramës se përse Cakaj është i papërshtatshëm për të mbajtur postin e kreut të diplomacisë.
Ndërkohë, Kryeministri Rama do të duhet të dërgojë një emër të ri për ministër të Jashtëm. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





