Transmetuar më 10-01-2019, 16:01

Duket se do të jetë edhe më e ashpër kjo përplasje mes dy prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Presidenti Meta i është përgjigjur Kryeministrit Rama që e quajti të turpshëm mosdekretimin e Gent Cakajt.

“Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim”, ka shkruar Meta në Tëitter.

Kjo përplasje mes Ramës dhe Metës është e dyta e këtij lloji, pas asaj me ministrin aktual të Brendshëm, Sandër Leshaj.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë fundi i kësaj “telenovele” shtetërore. /k.k/noa.al/