Transmetuar më 10-01-2019, 15:37

Kryeministri Rama i është përgjigjur ashpër deklaratës së ish-ministres së Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri për mosdekretimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm.

"Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që "vizionarët"e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta "vizionarë" emrin njeri! Po ti xhan?”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herët, znj. Tahiri tha se përshëndet vendimin e Presidentit Meta për këtë çështje.

Ajo e cilësoi atë kombëtar dhe vizionar.

“E pershëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, shkroi Tahiri. /k.k/noa.al/