Transmetuar më 10-01-2019, 13:43

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Presidentit Ilir Meta, lidhur me mos dekretimin e Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm.

Rama thotë se refuzimi i Presidentit për dekretimin e ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, por edhe i turpshëm.

“Argumentet e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, deklaron Rama.

Mesditën e sotme Presidenti refuzoi dekretimin e Gent Cakaj si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në përgjigjen që i ktheu Kryeministrit Edi Rama, Meta tha se Cakaj nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Po ashtu shtoi se gjatë detyrës si zv.ministër i Jashtëm ka treguar mungesë të theksuar përgjegjshmërie.

“Kandidatura e Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare  dhe rolit të rij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj për emërimin e Gent Cakaj në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në arsyetim.

Më tej Meta deklaroi se mënyra se si Cakaj është pajisur me certifikatën e sigurisë, vetëm brenda një dite, nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. /a.y/noa.al

Meta refuzon dekretimin e Gent Cakaj ministër të Jashtëm, përgjigja që i kthen Ramës

Kandidati për ministër të Jashtëm: Opozita po dëmton interesat e Shqipërisë

VIDEO/ Njihuni me ministrin e Jashtëm të Ramës: Në sinkron me Beogradin, për “Shqipëri të Madhe”