Transmetuar më 10-01-2019, 11:44

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka dalë me vendim për ndërprerjen e mësimit në shkolla, në gjithë ato zona që janë prekur nga moti i keq dhe dëbora.

Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, situata paraqitet si më poshtë vijon:

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.

Në gjashtë drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në katër shkolla, Vlorë në dy shkolla, Lezhë në tre shkolla, Kolonjë në katër shkolla dhe Delvinë në një shkollë.

Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj., mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë thotë se vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike. /a.y/noa.al