Transmetuar më 10-01-2019, 10:22
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Ai është E.B., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arrestua gjatë pasdites së kësaj të mërkure.

Ndalimi i tij u bë pas Gjykata e Vlorës në 17 nëntor 2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

18-vjeçari ishte shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e Brikelo Brahimaj më 6 nëntor.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al