Transmetuar më 10-01-2019, 09:42

Reshjet e dendura të dëborës të cilët kanë përfshirë vendin prej disa ditësh vijojnë të krijojnë probleme në zona të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion të detajuar lidhur me situatën deri në orët e para të ditës së sotme në të gjithë vendin.

Në rajonin jugor Gjirokastër, gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtëm: Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj., Volare-Erind-Çajup.

Pa zinxhir qarkullohet ne akset e tjera te këtij rajoni si Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër; Tepelenë-Dorëz-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivaç; Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë; Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë- Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.

Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në rajonin verior Shkodër, gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir.

Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore të mëposhtme:

Të gjitha akset e meposhtëm rekomandohen të qarkullohen me zinxhir

-Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm; Qafë Mali-Fierzë; Qafë Laç-Koman; Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit; Ura Kukës-Krumë dhe Plepa-Kam

Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës shkon rreth 60 cm.

Bajram Curri- Tropojë- Bucaj trashësia e dëborës arrin rreth 70 cm.

Në akset Peshkopi- Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelencë, Trebisht-Doganë; Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë.

Në rajonin qendror Tiranë, gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir: Akset e Dajtit; Krujë- Sarisalltik; Lunik- Stëblevë.

Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.

Në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. /a.y/noa.al