Transmetuar më 10-01-2019, 08:58

Njeriu më i pasur në botë tashmë është i lirë. Jeff Bezos, themelues i ‘Amazon’ dhe pronar i ‘Washington Post’, është i pari në listën e pasanikëve në botë, sa i takon pasurisë.

Gjatë kësaj të mërkure ai ka lajmëruar divorcin nga ish-bashkëshortja, MacKenzie Tuttle, me anë të një deklarate të publikuar në Twitter.

Në deklaratën që mban firmën e të dyve shkruhet, “Kemi jetuar një jetë të mrekullueshme si çift i martuar dhe shohim një të ardhme mahnitëse për katër fëmijët tanë”.

Më tej shtohey se vendosën që të divorcohen për të vijuar jetën e tyre si miq, shkruan noa.al.

“Edhe pse statusi mund të ndryshojë, do mbetemi një familje dhe miq të mirë”, përmbyllet deklarata. /a.y/noa.al