Ndahet nga jeta ish-portieri i kombëtares shqiptare të futbollit
Transmetuar më 10-01-2019, 08:30

Zi për botën e sportit shqiptar, pas ndarjes nga jeta të një prej ish-portierëve të kombëtares shqiptare të futbollit.

Mikel Janku, ish-portieri i kombëtares dhe i ekipit të Partizanit është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Mësohet se ish-futbollisti ka gjetur vdekjen si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Ai ka qenë portier i Partizanit gjatë viteve 1962-1969, ndërsa i kombëtares shqiptare gjatë viteve 1964-1967.

Janku ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941 dhe gjatë jetës së tij ka punuar edhe si opinionit dhe gazetar. Madje ai ka qenë edhe aviator. /a.y/noa.al