Ndodh edhe kjo tradhti e rrallë, burri shkon me vjehrrin
Transmetuar më 09-01-2019, 20:32

Një ngjarje e rrallë na vjen nga Britania e Madhe, ku një grua është tradhëtuar edhe nga bashkëshorti por edhe nga babai i saj.

Alexandra Bittencour, pas 4 vite martesë me Henry Edward, ka zbuluar se bashkëshorti e tradhtonte.

Deri këtu nuk na bën përshtypje, por "tronditja" ka ardhur  pasi burri i saj kishte një marrëdhënie të fshehtë jo me një femër tjetër, por me babain e nuses.

Gruaja angleze një ditë u kthye në shtëpi më herët nga puna dhe gjeti burrin me babain e saj, të shtrirë në shtrat.

Pasi i gjuajti me çfarë gjente përpara të dy burrat, ajo hodhi jashtë rrobat e bashkëshortit dhe i denoncoi në polici.

Aty, burri i gruas fatkeqe pranoi se me vjehrrin kishte pasur marrëdhënie seksuale që përpara se të martohej./a.k/noa.al/