Transmetuar më 09-01-2019, 20:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sapo ka shpallur dekrete të reja duke i konfirmuar postin, katër ministrave të tjerë që propozoi kryeministri Edi Rama.

Sonte u dekretuan ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, shqiptare e Kosovës dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës.

Gjithashtu u dekretuan edhe ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj si dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

E ndërkohë ende nuk dihet asgjë për fatin e Ditmir Bushastit dhe Gent Cakajt, shqiptar i Kosovës, në postin e ministrit të Jashtëm.

Z.Meta nuk ka pranuar deri tani as shkarkimin e Bushatit, as edhe emërimin e Cakajt.