Transmetuar më 09-01-2019, 18:16

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën teksa po punonte në stadiumin e skuadrës së Aekut, në Athinë.

Tragjedia është regjistruar pasditen e sotme në zonën Nea Filadelfia të kryeqytetit Helen.

Bëhet e ditur se 60-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, po punonte në një skelë.

Në rrethana që ende nuk dihen, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se ai po punonte i palidhur me rripat e sigurisë. /k.k/noa.al/