Transmetuar më 09-01-2019, 17:25

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur në autostradë, pranë bypass-it të Lushnjës.

Një makinë BMW X5 ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

makina3

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja, ndërsa shoferi dhe një tjetër pasagjer kanë mbetur të lënduar.

Paraprakisht mësohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit.

makina4

Po ashtu, edhe lagështira në rrugë ka favorizuar aksidentin. /k.k/noa.al/

makina7makina1makina-1makina9makina8