Transmetuar më 09-01-2019, 15:36

280 shkolla në të gjithë vendin pezulluan sot mësimin si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta.

"Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet.

Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar. Në total janë rreth 280 shkolla kryesore dhe vartëse që nuk kanë nisur procesin mësimor për shkak të kushteve të motit.", sqaron ministria e Arsimit.

Ndërkohë që në zonat e tjera të vendit mësimi vijon normalisht.

Për ato shkolla ku sot mësimi është pezulluar, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vijim.

Ndërkohë, në thuajse të gjithë territorin e vendit, që prej orëve të para të mëngjesit vijojnë reshjet e dëborës. /k.k/noa.al/