Transmetuar më 09-01-2019, 15:18

Për pak sa nuk është thelluar edhe më shumë tregjedia në familjen Caushi të Ballshit, ku pak ditë më parë Gazmend Musta vrau bashkëshorten dhe motrën e saj.

Vëllai i tyre ka pësuar vdekje klinike si pasojë e tronditjes psikologjike nga ngjarja, në ceremoninë mortore.

Për fat të mirë gjendja e tij është përmirësuar, ka thënë kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj.

“Kam qenë prezent edhe gjatë ceremonisë së varrimit dhe kam parë që ata kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mire”, ka thënë kryebashkiaku.

Në gjendje të rënduar është babai i viktimave, për shkak edhe të problemeve të mëparshme shëndetësore.

Masakra me dy viktima ndodhi në datën 2 janar të këtij viti, ku Gazmend Musta masakroi me thikë gruan dhe motrën e saj. /k.k/noa.al/