Transmetuar më 09-01-2019, 13:57

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep informacion lidhur me situatën meteorologjike në vend, si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve të shiut dhe dëborës.

Bëhet me dije se pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme, priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore.

Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu ose shi i përzier me dëborë.

Sa i takon temperaturave do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.

Më konkretisht gjatë ditës së nesërme, e enjte 10 janar, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 3-9 °C, në vendet e ulëta 2- 6 °C dhe në vendet malore -5 deri në 1 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë. /a.y/noa.al