Përcillet në banesën e fundit Anxhelina, dalin pamjet e momenteve të fundit me të atin
Transmetuar më 09-01-2019, 12:43

Është përcjellë paraditen e sotme për në banesën e fundit 29-vjeçarja Anxhelina Petro, e cila u vra nga i ati mbrëmjen e 2 janarit në banesën e tij në Korfuz të Greqisë.

E reja u përcoll drejt varrezave të Suelasit në dalje të Beratit, nga shtëpia e nënës së saj.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar disa fotografi të së ndjerës bashkë me të atin, pak ditë para krimit, në shtëpinë e tij.

Në pamjet që gjeni më poshtë shihen babë e bijë në kuzhinë, duke gatuar, ndërsa në sfond duket pema e zbukuruar.

Po ashtu Anxhelina shihet e buzëqeshur teksa bën fotografinë.

Vajza u vra teksa kishte shkuar në shtëpinë e të atit me rastin e festave të fundvitit por edhe sepse kishte pasur ditëlindjen.

Në debat e sipër teksa e reja po komunikonte me telefon me të dashurin e saj afgan, 53-vjeçari Aleko Petro e qëlloi me një shufër hekuri duke e vrarë, ndërsa më tej në kopshtin pas shtëpisë së tij.

Duke folur pas ngjarjes ai pohoi gjithçka, duke shprehur pendesë ndërsa kërkoi që të varet në mes të Korfuzit për tu bërë shembull, pasi vetëm kështu shpirti i së bijës do të gjejë paqe. /a.y/noa.al