Transmetuar më 09-01-2019, 11:25

Ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, 29-vjeçari Bledar Shqarthi i cili u kap mbrëmjen e 6 janarit me heroinë në kamionin me të cilin udhëtonte.

Krimet e Rënda caktuan si masë sigurie “arrest me burg” për të.

I riu nuk ka pranuar të flasë në gjykatë, duke deklaruar se do i japë shpjegimet në një moment tjetër.

Gjatë marrjes në pyetje, Shqarthi ka marrë përsipër fajësinë, duke mohuar të zbulojë bashkëpunëtorët.

Ai ka thënë se lëndën narkotike e ka blerë tek disa persona, duke deklaruar se nuk mund ti identifikojë.

Por pavarësisht pretendimeve të 29-vjeçarit, policia ka dyshime të forta se i riu është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe luante rolin e korrierit, teksa punonte si shofer kamioni për një kompani.

Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë dhe me vlerë tregu mendohet se kapte shumën e 80 mijë eurove. /a.y/noa.al