Transmetuar më 09-01-2019, 08:30

Një restorant prej akulli në qytetin më të ftohtë të Kinës, po tërheq vëmendjen e gjithë botës.

Është ky atraksioni kryesor turistik i Ice Festival në Harbin, i cili prej më se 30 vitesh tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Në të shërbehet një menu që ka në bazë pjata të nxehta për turistët, të cilët darkojnë në një temperaturë mesatare në -5 gradë celsius.

I dominuar nga statuja dëbore dhe akulli, vizitorët mund të pinë vodka në gota prej akulli.

Por kujdes, në muajin mars çdo gjë shkrin dhe kush ka në plan për një vizitë të tillë duhet të përfitojë sa më parë. /a.y/noa.al