Transmetuar më 08-01-2019, 23:13

Imami Elvis Naçi pak javë më parë është kryeqëzuar me komente pasi kishte veshur një xhup, që sipas shumë komenteve kushtonte qindra euro.

800, 900 apo edhe më shumë kushtonte xhupi sipas komentuesve.

Por i ftuar në emisonin “Dritare me Rudinën” Naçi ka treguar se ai xhup kushtonte as 100 euro, por sipas tij, ai kishte preferuar të mos merrej me ketë debat.

“Unë kisha nje xhup me një markë që as nuk e njihja. Thanë se ai bënte shumë shtrenjtë.

Unë e bleva atë xhupin, në një qendër tregtare, jo më shumë se 100 euro. Po ç’rëndësi ka?

Unë nuk e ul dot nivelin në atë pikë”-tha Naci në emisonin “Dritare me Rudinën” .