Transmetuar më 08-01-2019, 22:25

Fifi është një këngëtare që ka arritur sukses në tregun muzikor shqiptar.

Ajo ka sjellë hite në tregun muzikor shqiptar dhe njëkohësisht ka shkruajtur edhe tekste për këngëtarë të tjerë.

Megjithatë ajo herë pas here është ngacmuar për shkak të peshës së saj.

Në llidhje me këtë gjë, ajo ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

“Ju përshëndes të gjithë juve që më keni nisur mesazhe të llojit: je si lopë, je shumë e trashë, je vesh shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu. Mbase sot mund të bëj zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit, me besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë,”-shkruan Fifi./a.k/noa.al/