Transmetuar më 08-01-2019, 20:49

Banorët e “Astirit” po marshojnë drejt shtëpisë së Kryeminstrit Rama, në Surrel.

Ky vendim i pazakontë është marrë mbrëmjen e sotme, në shenjë revolte për mosprishjen e banesave të tyre.

Ata shoqërohen edhe nga deputeti demokrat, Klevis Balliu që ka qenë i pranishëm në çdo protestë të tyre.

Ata do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.

Banorët kanë më shumë se tre muaj që protestojnë. /k.k/noa.al/