Transmetuar më 08-01-2019, 18:39

Shoferi i një makine me tri rrota e pësoi mjaft keq duke iu ngulur në trup katër shkopinj bambuje.

Por mrekullisht ai ka arritur që të mbijetojë, duke i çuditur të gjithë.

Ngjarja ndodhi në Hubei, në juglindje të Kinës. 25-vjeçari z. Li u "gozhdua" në pjesën e pasme të një kamioni, natën e së mërkurës.

Mjekët kanë arritur të heqin bambutë nga i riu. Megjithatë, ai mbetet në gjendje kritike.

Karroca e 25-vjeçarit u rrëzua në kamionin e ngarkuar me shkopinj bambuje rreth orës 10 në Yangxin, qytetin e Huangshi, sipas policisë. /k.k/noa.al/