E pabesueshme, ariu përpiqet të kthejë në jetë zogun që ja dhanë ta hajë
Transmetuar më 08-01-2019, 17:58

Kamerat kanë filmuar një moment të veçantë ku protagonist është një ari polar i cili i la të gjithë me gojë hapur.

Ky është momenti i çuditshëm kur ariu polar është përpjekur të kthejë në jetë një zog të vogël, që ia kishin hedhur për ta ngrënë.

Të gjithë prisnin që kafsha të hante darkën, por në vend të saj filloi të hidhte zogun në ajër në përpjekje për t’i shpëtuar jetën.

Dëshmitarët vunë re ngjarjen e pazakontë në kopshtin zoologjik në Munchen, Gjermani. Në video shihet ariu polar që duket sikur po përpiqe të ringjallë shpendin.

Ariu e merr nga uji zogun dhe e vendos në putër, duke e hedhur në ajër.

Kur e pa që nuk funksionoi, ai e mori para fytyrës së tij dhe e vendosi në një vend ku nuk e prekte uji.