Transmetuar më 08-01-2019, 17:23

Kryeministri Rama ka reaguar pas shpalles së 2019-ës si viti i NATO-s nga ana e Presidentoit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes Tuiterit, kreu i qeverisë e përshëndet këtë ide, ndërsa thekson se kufiri "Shengen" në Morinë, do të jeyë një moment kulmor i këtij Viti të NATO-s.

“E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit "Shengen" në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s”, shkruan Rama.

Më herët, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur vitin 2019-të, vit të NATO-s në Kosovë.

Siç thuhet në një njoftim të Presidencës, këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur “pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën”. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd