Transmetuar më 08-01-2019, 14:08
Foto ilustruese

Një konflikt mes disa të rinjsh ka rrezikuar që të përshkallëzohej në pasoja fatale.

Policia e Lezhës bëri arrestimin në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë dy persona të tjerë.

Ata u konfliktuan me njeri tjetrin me mjete të forta, në qytetin e Lezhës, për motive që mbeten për tu sqaruar.

Në sajë të ndërhyrjes në kohë të policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, i cili mund të rezultonte me pasoja fatale.

Sakaq policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë.

Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”. /a.y/noa.al