Foshnja shqyhet nga qentë e familjes, vdes pas një muaji agoni
Transmetuar më 08-01-2019, 13:05

U shqye deri në masakrim nga dy qentë e familjes në shtëpinë e tij në Yaxley, të Cambridgeshire, Angli, ku jetonte me prindërit Dan McNulty, 31 vjeç dhe nënën Amy Litchfield, 28 vjeçe.

Reuben Malachi kishte vetëm pesë javë që kishte ardhur në jetë kur u nda nga jeta në 13 dhjetorin që lamë pas, si pasojë e një sulmi të egër të ndodhur më 18 nëntor nga qentë e familjes.

Mjeku David Heming tha lidhur me ngjarjen “Të gjitha plagët ishin shumë serioze. As ndërhyrjet dhe ndihma e dhënë për një muaj nuk e mbajtën dot në jetë”.

Pak pas ngjarjes të dy qentë Fizz dhe Dotty u dërguan në një qendër për kafshët.

Prindërit e fëmijës u morën në pyetje nga policia, duke treguar se qentë i mbanin prej kohësh në shtëpi. Ata po hetohen për neglizhencë ndaj kujdesit të fëmijës. /a.y/noa.al