Transmetuar më 08-01-2019, 09:00

Në moshën 55-vjeçare zbuloi se ishte prekur nga fibroza cistike, por edhe se nuk ishte babai i tre fëmijëve të cilët i kishte rritur bashkë me të shoqen.

Kjo pasi mjekët i shpjeguan se gjendja e tij sjell sterilitet qysh në lindje.

Historia e Richard Mason, një milioner anglez, u cilësua në mediat vendase si “tradhti me përmasa biblike”.

Pas zbulimit burrit iu shemb bota! Kështu ai vendosi që të përballet me të shoqen Kate, me të cilën së fundmi ishte divorcuar. Kështu ajo i tregoi se fëmijët një vajzë 23 vjeçe dhe dy djemtë binjakë 19 vjeç, janë në fakt fëmijët e një burri tjetër, me të cilin ajo ka pasur një lidhje të gjatë jashtëmartesore.

“Krejt papritur e gjeta veten pa fëmijë, është si zi, por edhe më keq! Kur dikush të pyet, ti i thua se je babai i tre fëmijëve dhe kështu përkufizon veten. Të ikën një pjesë e rëndësishme e jetës dhe ti nuk e di më kush je”, tregon burri.

Sa i takon raporteve me fëmijët thotë se i ndjek në Facebook dhe i bëhet zemra copë, kur pa që vajza u diplomua dhe nuk u ftua, shkruan noa.al.

“Nuk jam babai i tyre dhe as mik i familjes. Jam një njeri që isha gjithë kohës aty, teksa ata rriteshin. E ardhmja është e dhimbshme, prisja të diplomoheshin, ti martoja, të bëhesha me nipër e mbesa dhe tashmë e gjej veten bosh. Gjithçka mu grabit në mënyrën më brutale të mundshme”, thotë Mason.

Kështu ai paditi për mashtrim ish-gruan duke i kërkuar 4 milionë euro që gruaja kishte marrë pas divorcit. Por ajo arriti që ti kthejë vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që nuk e ka zbuluar identitetin e babait biologjik të fëmijëve. /a.y/noa.al