
Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë, teksa ishte duke kaluar rrugën.
Si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, u vu në pranga A.D., 35 vjeç, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin I. K., 80 vjeç.
I moshuari me banim në Korçë, si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





