Transmetuar më 07-01-2019, 21:09

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në shtetin fqinj, Itali.

Kledi nuk e ka pasur asnjëherë problem të tregojë me krenari origjinën e tij.

Pak ditë më parë ai ka qenë i ftuar në emisionin më të ndjekur të pasdites, ‘La vita in diretta’, që është prezantuar nga moderatorët më të mirë italianë.

Balerini shqiptar ka folur për karrierën e tij në balet dhe televizion si dhe për jetën private.

Gazetari italian i ka bërë një pritje dinjitoze Kledit në gjuhën shqipe.

"Mirë se erdhe në studion tonë,"-i ka thënë gazetari italian balerinit shqiptar. 

Në fund të emisionit urimi i Kledit për Vitin e Ri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Edhe ai ka uruar në shqip:

“Ju dërgoj urimet më të mira nga zemra. Gëzuar Vitin e Ri, ju puth shumë dhe vit të mbarë të gjithëve”, – ka thënë ai./a.k/noa.al/