Transmetuar më 07-01-2019, 20:40

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Një krim brenda familjes ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 19:45, ku një person dyshohet se ka qëlluar me thikë djalin e tij.

Si pasojë djali ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë.

Mësohet se babai ka qenë i dehur dhe në grindje e sipër, dyshohet se i ka ngulur thikën djalit të tij.

I dyshuari mësohet se është shoqëruar në komisariat pas plagosjes së djalit, ndërsa po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e konfliktit./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd