
26 shqiptarë kanë dalë sot përpara gjykatës në Francë.
Të gjithë ata akuzohen për vjedhje, dhe jo pak por për 200 të tilla, në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.
Shqiptarët, 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova të ndihmuar nga katër përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë dolën para trupës gjykuese në gjykatë në Saint-Etienne.
Ndërkohë, 16 prej tyre dyshohet se janë viktima të pjesë tjetër të persona, dhe u dëgjuan nga kreu i trupës gjykuese, Francois Bouriaud.
Përmes aktivitetit të tyre kriminal, shqiptarët kanë vjedhur sasi të konsiderueshme bizhuterish.
Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





