Transmetuar më 07-01-2019, 19:00

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majinda Bregu është në krye të postit si sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, dhe ajo do të jetë mes Sarajevës, Brukselit dhe Tiranës.

Sigurisht, që çdo pikënisje e re profesionale vjen bashkë me një ndryshim në stilin e jetës, në stabilitetin dhe gjithçka tjetër kompleton këtë profil të ri.

Ditën e djeshme, Majlinda ka vendosur që të na njoh të gjithëve me shtëpinë e saj të re, ku do të akomodohet këtej e tutje.

Gjithçka i ngjan një hapësire komode, me nuanca të lehta dhe një arredim plot stil, ndërsa ajo qëndron ulur në divane me laptop përpara duke u kujdesur me siguri për mbarëvajtjen e punëve dhe angazhimeve të saj profesionale të momentit.

"Akomodim i ri", ka shkruar ajo në foto, ndërsa gjithçka duket kaq bukur dhe ngrohtë!