
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook shkruan se Këshilli i Lartë i Prokurorisë po vazhdon në paligjshmërinë e tij.
Duke komentuar mbledhjen e sotme të KLP-së, Vasili thotë se ecja në këtë rrugë është në funksion të kapjes nga Kryeministri për të mbyllur aferat e pafund të tij dhe qeverisë së tij, ndaj i duhet një KLP e kapur dhe organe që ngrihen prej saj gjithashtu të kapura.
“KLP integriteti tepër të ulët të cilit njihet publikisht, sepse pjesa dërrmuese e anëtarëve të tij janë kontestuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetëm nga ONM, megjithatë vazhdon të marrë vendime.
“Ecja në këtë rrugë është në funksion të kapjes nga kryeministri për të mbyllur aferat e pafund të tij dhe qeverisë së tij, ndaj i duhet një KLP e kapur dhe organe që ngrihen prej saj gjithashtu të kapura. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, megjithëse ligji i mundësonte konstituimin, por i pengonte veprime të tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet përkatëse, po vazhdon në rrugën e paligjshmërisë”, shkruan Vasili.
Më tej ai shton se “Dispozita, që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht)”.
Sipas tij ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se çfarë të drejtash ka KLP dhe cfarë aktesh nënligjore mund të vendose.
“KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pai kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje. KLP ndalu me paligjshmërinë dhe kapjen!!! Asnjë alibi nuk mund të justifikojë paligjshmerinë dhe kapjen qoftë kjo e shkruar në shqip apo anglisht”, përfundon Vasili./b.l/noa.al/.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





