
Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me rinisjen e protestës nga ana e studentëve të universiteteve publike.
Ai thotë se mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore.
“Protestë e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh me studentët”, shkruan Rama.
Ky reagim i kreut të qeverisë vjen pasi studentët para nisjes së protestës mbyllën me kyç dyert e disa fakulteteve.
Të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe miratimin e kërkesave të tyre në Parlament dhe jo vetëm me vendim qeverie. /a.y/noa.al
Kyçin dyert e fakulteteve, studentët në protestë para Kryeministrisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd











