Transmetuar më 07-01-2019, 11:38

Princesha Diana e Anglisë, është një prej femrave që do kujtohet gjatë në histori, për shkak të ëmbëlsisë së saj, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga aksidenti tragjik në tunelin në Paris ku dhe humbi jetën. Ditëve të fundit ka dalë një detaj prekës lidhur me të.

Në vitin 1988 kur princi Harry ishte vetëm 4 vjeç, kishte probleme me shëndetin dhe u shtrua në Great Ormond Street Hospital të Londrës, për shkak të një hernie.

Por në asnjë moment ai nuk u braktis nga e ëma, princesha Diana, e cila asokohe ishte 26 vjeçe. Pavarësisht se mjekët e siguruan princeshën se djali do merrte kujdesin maksimal, ajo nuk e la vetëm për asnjë moment, duke fjetur në të njëjtën dhomë me të.

Kishte krevate të lira në dhomat ngjitur, por ajo shmangu krijimin e shqetësimeve, duke u shtrirë në dysheme për të fjetur, pranë të birit. Kur infermierët e panë ashtu, u ofruan dhe i sollën një dyshek.

Historinë e saj e tregoi këngëtarja Patti Boulaye, e cila kishte të shtruar në dhomën ngjitur djalin e saj, shkruan noa.al.

Lidhja mes Lady Dianës dhe Harryt ka qenë mjaft e ngushtë dhe jo më kot disa kohë pas vdekjes së saj, Harry deklaroi, “Pas ikjes së saj, kam varrosur çdo emocion”. /a.y/noa.al