Transmetuar më 07-01-2019, 10:07

Festivali i muzikës Kënga Magjike, është një prej më të ndjekurve në vend, megjithatë përballet shpesh me kritika të forta.

Kjo më së shumti për mënyrën e votimit, ku akuzohet se këngëtarët votojnë me grupime dhe jo sipas meritës.

Organizatori dhe prezantuesi i këtij festivali, Ardit Gjebrea bën me dije se edicioni i vitit që vjen do të vijë me ndryshime lidhur me mënyrën e votimit.

Ai thotë se nëse në votim në natën finale do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen e kënga magjike, atëherë Kanita do ishte në finale.

“Edicioni i 21 do të vijë me ndryshim në votime, këngëtarët + vota e publikut në internet+ vota e jurisë New Artist”, shkruan Gjebrea. /a.y/noa.al