
Studentët kanë paralajmëruar sot rinisjen e protestave, ku rreth orës 10.00 pritet të kulmojnë para Kryeministrisë.
Klajdi Bello, një prej studentëve protestues dhe organizatorë, ka publikuar një video, ku një student shihet duke gozhduar derën e një fakulteti në Tiranë.
“Mirëmëngjesi! Përgatitjet kanë filluar. Meqenëse disa dekanë dhe rektorë kanë kërkuar të fillojë mësimi, studentët po ja kthejnë përgjigjen në mënyrën e tyre”, shkruan ai.
Para nisjes së protestës së sotme, studentët u mblodhën mbrëmjen e kësaj të diele në Qytetin Studenti, për të vendosur ecurinë e protestës.
Kështu ditën e sotme ata do të mblidhen rreth orës 08.00-09.00 pranë fakulteteve të tyre për të vijuar më tej me protestën para Kryeministrisë në orën 10.00.
Studentët kanë ftuar në protestë të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





