
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e kësaj të diele kabinetin qeveritar në një takim informal në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga detyra dhe ministrat e rinj.
Të pranishëm në mbledhjen me ministrat do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Mbledhja e sotme pason të tjerë takime të këtij formati, mbajtur vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë.
Në këtë takim pritet të diskutohet për objektivat dhe prioritetet e qeverisë me nisjen e vitit të ri, i cili vjen me ndryshime në kabinetin qeveritar.
Kryeministri Rdi Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra në kabintetin qeveritar, ndërsa emëroi në postin e zv.kryeministrit deputetin Erion Braçe./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





