Transmetuar më 06-01-2019, 08:52

E zhgënjyer nga bashkëjetesa, një grua 40-vjeçare e njohur me pseudonimin Dorte L. vendosi të shiste burrin e saj në Ebay, për shumën modeste prej 18 eurosh. Çmimi ishte i negociueshëm.

Kjo ndodhi në Ditën e Krishtlindjeve në Hamburg, Gjermani, siç raportohet nga Berliner Morgenpost, për të cilën gruaja tha se kishte marrë disa përgjigje pozitive në njoftimin e saj.

“Në një moment u lodha mjaft. Në ditët e hershme të festave të Krishtlindjeve thjesht e kuptova se nuk përputhemi më. E jap me vullnetin tim burrin.

Kthimi nuk lejohet. Kërkesat duhet të dërgohen me e-mail”, tha për gazetën gjermane gruaja, duke iu referuar bashkëshortit të saj, me të cilin ajo ishte martuar prej shtatë vjetësh.

Titulli i njoftimii ishte: “Burrë i përdorur”. “Tërheqja është e mundur edhe sot, kështu që mund ta provoni menjëherë nesër, në ditën e Shën Stefanit”, duke specifikuar çmimin: 18 euro e negociueshme.

Ajo tha për gazetën se, “lajmërimi më shkoi shumë mirë dhe kisha përgjigje shumë pozitive”.

Në fund 40-vjeçarja ka thënë se të gjithën këtë e bëri për argëtim. Dorte shtoi se burri i saj nuk ishte në dijeni të reklamimit të tij në eBay, por një gazetë lokale shkruajti për njoftimin.