
I ftuar në studion e emisionit “Xing”, kryeministri Rama dhe Ermal Mamaqi e kanë nisur me provokime bisedën mes tyre.
Pyetja e parë e Ermalit për kryeministrin ishte se si ia bënte ai që merrte gjithë vëmendjen, ndërkohë përgjigja e kryeministrit ishte se bërtet ti dhe e ha unë.
Ermali: Si ja bën që merr vëmendjen gjatë gjithë kohës?
Rama: Ti më nxive jetën, ti bërtet tërë kohës, pastaj e ha unë, se ngelën duke më thënë ç’është ky kryeministër karagjoz? Më thuaj me kë rri të të them si je, karagjoz je.
Ermali: Hëngre bakllava për Vit të Ri?
Rama: Unë ha një tortë që e bënte gjyshja ime, e mësoi mamaja ime, dhe më pas e mësoi dhe gruaja ime. Jam nip me fat, djalë me fat dhe burrë me fat.
Ermali: Shyqyr na zunë veshët rehat nga këto kapsollet. Po plasi kallashi.
Rama: Unë s’kam dëgjuar as kapsulla as kallash, kam dëgjuar vetëm ulërimat e tua “Kur do flasim?”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





