Transmetuar më 05-01-2019, 18:43

"Arena" Kombëtare" po merr formë dhe duke se shumë shpejt do të jetë gati.
Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama të publikuar nëpërmjet një video-je në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama, ka postuar ditën e sotme disa video në Instagram, ku shihet stadiumi “Arena Kombëtare”, në punime e sipër.
Kryeministri nëpërmjet postimeve jep edhe detaje rreth punimeve të stadiumit, i cili është bërë nga 7000 ton strukturë çeliku, dhe një strehë e varur e prodhuar në vend.
"Një xhevahir arkitektonik, do jetë për pak kohë gati", shkruan Rama.
Krahas videos ai përdor edhe batuta: “Mos na xhelozohet Juvja?”-/a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





