Transmetuar më 05-01-2019, 15:13

Një fëmijë vetëm 6 vjeç përfundoi në koma, pasi u rrah egërsisht nga i ati me anë të një fshese me korrent, për shkak se nuk kishte bërë detyrat.

Policia arrestoi të dyshuarin Mehmet Ali Y., lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Iskenderun në provincën e Hatay, në jug të Turqisë.

Ai akuzohet për rrahjen e egër të të birit Mertcan Y., me tubin metalik të fshesës me korrent. Ishin fqinjët ata që lajmëruan ndihmën e shpejtë, pasi e gjetën vogëlushin pa ndjenja.

Fëmija u dërgua me shpejtësi në spital ku ndodhet në terapi intensive me dëmtime serioze në kokë dhe në fytyrë. Mertcan ndodhet në koma, i lidhur me aparatura, teksa gjendja e tij paraqitet kritike.

Ndërkohë policia ka arrestuar babanë Mehmet Ali Y., lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkure, shkruan noa.al.

Nëna e fëmijës, Gulistan O., ish-gruaja e të dyshuarit tha se “Im shoq më rrihte edhe mua çdo ditë, për këtë arsye u ndamë. Por ai arriti që të siguronte kujdestarinë e djalit”. /a.y/noa.al